Dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Kusari: E papranushme

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar sërish të mbahet për mungesë kuorumi.

Në mbledhje mori pjesë vetëm shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, por askush tjetër nga anëtaret e kryesisë të opozitës.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, pasi dështoi kjo mbledhje u deklarua para deputetëve.

Ajo tha se bojkoti i opozitës është i papranueshëm pasi la ligje me rëndësi të cilat duhet të votohen.

“Për neve është e papranueshme, marrë parasysh se kemi ligje që presin për votim e që janë me rëndësi për jetën e qytetarëve”, ka thënë ajo.