Pas dënimit të Salih Mustafës, vjen reagimi nga OVL UÇK

Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka ardhur reagimi i parë nga OVL e UCK-së.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur të jashtligjshëm vendimin ndaj ish komandantit “Cali”.

“Ashtu sic e kemi thënë ne, kjo gjykatë është kryekput politike, ne nuk kemi shpresuar pasi vendimet kanë qenë politike, të denohet një person dhe akuza që është absurditet, aty akuzohet që kanë bërë vepra si grup ndërsa dënohet një person. Të bëjnë vrasje serbët dhe të dënohet Salih Mustafa është absurditet” ka thënë Klinaku.

Tutje ai ka fajësuar edhe institucionet e Kosovës duke thënë madje se ata po bashkëpunojnë me këtë gjykatë.

“Salih Mustafa ka luftu për popullin tonë. Institucionet e Kosovës flasin gjithmonë që gjoja janë kundër kësaj gjykate po përkundrazi këta bashkëpunojnë me këtë gjykatë” deklaroi Klinaku.