Dështon sërish projektligji për vlerat e Luftës së UÇK-së

As sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës Projektligji për mbrojtjen e Vlerave të luftës së UÇK-së.

Projektligji në fjalë në Kuvendin e Kosovës mori vetëm 36 vota pro.

I njëjti nuk u votua nga LDK dhe VV, parti të cilat abstenuan.

Si i tillë, ky projektligj do të vihet sërish në votim në njërën nga seancat e radhës.