Krasniqi: LDK gaboi me Vjosa Osmanin – ajo fliste si aktiviste e VV’së, e çoi në dëm fitoren që e kishin në dorë

Analisti dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, thotë se LDK bëri gabim strategjik me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Kjo pasiqë sipas tij, Osmani është një figurë margjinale në LDK.

“LDK është në një nock doën .Zgjedhja e kandidates ka qenë gabim strategjik. Vjosa Osmani është një figurë margjinale në LDK, është një figurë që ka ba zhurmuesin por jo jnë figurë që ka ba kapital, ajo nuk ka pasë mundësi të zgjojë anëtarëinë e vjetër. Në vend se të lunate rolin me një fuqi rugoviste të mirëfilltë si Rugova dikur, ajo ishte shumë më arrogante se Albin Kurti. Mund ta kuptoj pse nuk e ka marrë në fushatë për shembull Ukë Rugovën ose Teutën, por ajo ka mundur ta marrë në fushatë zonjën Fanë. Mendoj se ajo e ka çu në dëm fitorën që e patën në dorë”, ka thënë ai në T7.