Detaje nga vrasja e vëllaut nga vëllau, vdes edhe babai

Një konflikt për pronën në Dibër mes dy vëllezërve Dakuci ka përfunduar në tragjedi.

Mësohet se pas sherrit mes dy vëllezërve ka humbur jetën njëri prej tyre dhe babai i tyre, Kujtim dhe Bashkim Dakuci. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy vëllezër janë zënë me njëri tjetrin. Për të shuar sherrin, babai Bashkim Dakuci ka ndërhyrë për t’i ndarë, por fatkeqësisht ky veprim i tij i ka kushtuar jetën. Për pasojë, kanë gjetur vdekjen njëri nga vëllezërit, Kujtim dhe Bashkim Dakuci.

Policia dhe Prokurorët drejt vendngjarjes në fshatin Xibër.