Detaje të reja për aksidentin që i mori jetën 14 vjeçares në Krojmir të Lipjanit

Ka ndërruar jetë rreth ores 20:00 një këmbësore në rrugën Shtime-Komoran, përkatësisht në udhëkryqin e rrugëve në Krojmirë të Lipjanit.

Ajo ishte goditur nga një veturë e tipit golf 2 me ngjyrë të kaltërt, mëson IndeksOnline.

IndeksOnline tutje mëson se V.M ishte e mitur, përkatësisht ishte 14 vjeçare.

E ndjera ka ndërruar jetë derisa ka qenë duke u trajtuar në mjekimin i Intesiv në QKUK.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  dergohet  për  Autopsi në IML në Prishtinë .