Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shaqir Musliu

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, oficeri Shaqir Musliu nga fshati Dumnicë e Epërme e Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Shaqir Musliu ishte oficer i Batalionit “Rexhep Musa” të Brigadës 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij./Fokusi.info/