Detajet e policisë për 5 vjeçarin nga Hani i Elezit që u kafshua nga ujku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 5 vjeçari që u sulmua dje nga ujku, është duke u trajtuar momentalisht në QKUK, shkruan Fokusi.info.

Siç bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh, viktima sa ishte duke ruajtur bagëtitë, është sulmuar nga një ujk.

Ai fillimisht ka pranuar ndihmë në emergjencën e Ferizajt, ku më pas, është dërguar në QKUK.

Njoftimi policisë:

Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.