Diga që mund të zhdukë një qytet të tërë në Brazil

Një qytet i tërë rrezikon të zhduket nga harta nga një digë gjigante, e cila është drejt shembjes. Vetëm 4 muaj më parë, 270 persona u varrosën për së gjalli, nga një masë e trashë balte në Brumadinho të Brazilit, në një prej katastrofat më të rënda të kësaj natyre në vend.

Tashmë frika që një fatkeqësi e ngjashme të ripërsëritet në minierën Gongo Soco dhe digën Sul Superior, që ndodhet vetë

Një grup ekspertësh është mbledhur në Barão de Cocais, ndërsa banorët e zonës presin në ankth vendimin e tyre.

Kompania e minierës Vale, që zotëron kompleksin, paralajmëroi javën e shkuar se argjinatura mund të shembej nga momenti në moment.

Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet e mbrojtjes civile paralajmërojnë se “muret e minierës Gongo Soco mund të çahen nga dita në ditë”.

“Kjo mund të krijojë impakt dhe dridhje që mund të çojnë në shembjen e digës poshtë. Nuk jemi plotësisht të sigurt se çfarë do të ndodhë, por po marrim masat e nevojshme për të parandaluar humbje të jetëve njerëzore”, tha zyrtari i mbrojtjes, Jose Ocimar.

Me qindra njerëz të cilët jetojnë afër janë evakuuar. Të paktën 30 mijë persona jetojnë në rrugën e mundshme që do të përshkonte rrëshqitja e baltës vdekjeprurëse.

Skenari më i keq është që Barão de Cocais do të kishte vetëm 1 orë e 15 minuta për t’u evakuuar.

Ministri i Minierave dhe Energjisë në Brazil, Bento Albuquerque, sipas mediave vendase tha se në vend nuk ka asnjë digë të sigurt. Ai u shpreh se deri në fund të 2019-s të gjitha digat do të jenë nën monitorim dhe deri në fund të 2021, ato do të nxirren të gjitha jashtë përdorimit.

Albuquerque shtoi gjithashtu se shembja e digës në Gongo Soco me gjasë do të ndodhe së shpejti./tvklan.al