Sveçla: Qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë, jam ministër i të gjithëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë publike se ai gjatë ditës se shtune kishte qenë në komunat veriore dhe ku ishte takuar me qytetarët e Kosovës.

“Unë jam Ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë. Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njëjtat të drejta” ka shkruar Sevçla në Facebook.

Tutje ai ka theksuar se temë të diskutimit kishte qenë “kërkesat e tyre dhe përkrahjen institucionale.

“I sigurova që jam në shërbim të secilit qytetarë të Republikës së Kosovës dhe së bashku me akterët institucional do të jemi pranë tyre, pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike”,ka shtuar ai. Përveç kësaj ai iu kishte bërë dhe thirrje që të bashkëpunojnë me organet e rendit të cilët e kanë për obligimi mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në Kosovë.

Përveç se kishte takuar pjesëtarët e komunitetit serb ai nuk i kishte harruar as komunitetin shqiptar që sipas Sevçlës,vërehej mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit më shumë se dy dekada.

“Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do te jemi me ta dhe për ta”, ka theksuar ai.

Ai kishte takuar dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku për të ata ishin si çdo herë të përkushtuar dhe të disiplinuar për të garantuar rend, ligj dhe siguri për të gjithë.