Digjen orët e rrymës në një objekt banesor në Fushë Kosovë (Video)

Para disa minutash janë djegur orët e rrymës në objektin banesor në Fushë Kosovë të ndërtuar nga kompania “Canolli”, shkruan Fokusi.info.

Objekti është bllokuar nga tymi e flaka, ku kanë intervenuar zjarrfikësit dhe policia për evakuimin e banorëve.

Sipas informacioneve tona, nuk ka ndonjë të lënduar.

Një lexues i Fokusi.info ka dërguar një video nga vendi i ngjarjes.