Hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin para e stoli ari

Një rast i vjedhjes është raportuar ditën e djeshme në qytetin e Fushë Kosovës.

Siç njofton policia në ora 17:30 një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së tij nga ku kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Ndërsa bëhet e ditur se asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.