Digjet automjeti i shefit të narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Elbasan (video)

Digjet automjeti i shefit të narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Në orët e fundit të mbrëmjes së sotme, njoftohet se i është vënë flaka automjetit tip ML me targa AA 131 LX, e cila i përket efektivit të policisë së Elbasanit Krenar Kasi.

ABC News ka mësuar se makina e Kasit, ka qenë e parkuar rreth 100 metra larg, Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Kasi ka qenë Shef i Policisë në Burgun e Peqinit, ndërsa aktualisht mban postin e Shefit të Policisë në Paraburgimin e Bradasheshit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe menjëherë ka ngritur grupin hetimor, dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave./abcnews.al