Digjet makina e zv/kryetarit të bashkisë Peqin, dyshohet e qëllimshme (FOTO)

Një makinë në pronësi të bashkisë së Peqinit, e cila për momentin përdorej nga zëvendëskryetari Madrid Sula është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme (e enjte, 30 janar). Makina tip fuoristradë me targë AA880 DR ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së Sulës në qytetin e Peqinit. Madrid Sula është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin.

Grupi hetimor, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të saj. Dy pistat ku po hetohen janë se makina mund të jetë djegur si pasojë e një shkëndije elektrike, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një zjarrëvenieie të qëllimshme për shkak të detyrës.

Ende nuk ka detaje të tjera në lidhje me dëshminë e zv/kryetarit Sula para hetuesve, ndërsa policia ka nisur edhe shoqërimin e disa personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.