Murati: Shifrat dhe faktet demantojnë propagandën, në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në facebook ka një njoftuar se në janar të vitit 2024 janë hapur 998 biznese të reja ndërsa janë shuar 133 sosh.

Sipas tij, në studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.

Murati ka shtuar se në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.

“Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh.

Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.

Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.

Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, ka shkruar Murati.

Lini një Përgjigje