Digjet një automjet në Vlorë, të paqarta motivet

Përfshihet nga flakët një automjet pranë ish shkollës së Aviacionit në Vlorë. Automjeti tip Benz mori flakë ndërsa ishte i parkuar pranë një pallati në zonë.

Dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme pasi pranë vendngjarjes janë gjetur disa bidonë që dyshohet të kenë qenë me benzinë.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i pronarit të mjetit ndërsa nga policia bëhet me dije se e kishte blerë mjetin para katër muajsh./shekulli