Specialja fton Salih Mustafën – Calin

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Salih Mustafës-Calit, ish epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, raporton Fokusi.info.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.

Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati në Facebook.