Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Grabitja dyshohet se është kryer nga një person.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”.