Digjet një shtëpi në Vushtrri, lëndohen disa persona

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Vushtrri, me ç’rast lëndime trupore kanë marrë tre fëmijë, dy meshkuj dhe një femër.

Të njëjtit kishin qenë në shtëpi në kohën kur edhe kishte ndodhur rasti.

Në një dhomë të kësaj shtëpie është gjetë dhe tërhequr një kasetë metali në të cilën kishte qenë një armë dhe disa fishek të cilat ishin djegë nga zjarri dhe nuk dihet lloji i armës.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri 13.12.2020-08:38. Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura një zjarr kishte përfshirë shtëpinë një katëshe pronë e viktimës mashkull kosovar. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë tjera relevante si: Zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve, njësiti emergjent për mbrojte dhe shpëtim Vushtrri si dhe autoambulanca, pasi tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pas nevojë për tretman mjekësor, të cilët kishin qenë në shtëpi kur kishte ndodh rasti. Dy prej fëmijëve pas tretmanit mjekësor janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë në spital në pjesën veriore në Mitrovicë, por sipas informatave nga mjeku bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Në një dhomën e shtëpisë është gjete dhe tërheqë një kasetë metali në të cilën kishte qenë një armë dhe disa fishek të cilat ishin djegë nga zjarri dhe nuk dihet lloji i armës. Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse.