Digjet një veturë në Prishtinë (video)

Para pak minutash një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Ilir Durmishi” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Veturat e shumta të parkuara në mënyrë të parregulltë kanë qenë shkaktarë që e kanë vonuar intervenimin e zjarrfikësve, shkruan Indeksonline.

Arsyet e djegjes së veturës deri më tani mbeten të panjohura.