Digjet një veturë X6 në Veternik

Në mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri një veturë në Veternik të Prishtinës.

Siç raporton KosovaPress, vetura “X6” është përfshirë nga flakët afër një qendre tregtare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikëseve dhe Policisë.