Rreziku nga Ariu, mbyllet parku i Gërmisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht parku i Germisë, raporton Fokusi.info.

Ahmeti ka thënë se kanë marrë këtë vendim për shkak të evitimit të rrezikut pasi në këtë park është vërejtur një ari.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojmë vendimin e të mos fekuentojnë këtë park.

“Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.  Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social Facebook.

Shkrimi i plotë:

Mbyllet përkohësisht Parku i Gërmisë

Të nderuar qytetarë, kemi vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.

Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.

Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”. Me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.  Apelojmë të respektohet ky vendim dhe të mos frekuentohet Parku i Gërmisë për sigurinë tuaj.