Digjet pylli në afërsi të Velesit (video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot pranë liqenit Mladost në afërsi të Velesit.

Zjarri po kërcënon shtëpitë e pushimeve në afërsi.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza raportojnë se po digjet pyll me pisha dhe bari i thatë.

Ndërsa është kërkuar ndërhyrja e avionëve. Tymi i zjarri ndjehet edhe në Shkup dhe ka shkaktuar ndotje të ajrit.