Digjet stalla e shtazëve në Fushë Kosovë

Një stallë e shtazëve në Fushë Kosovë është përfshirë të martën nga zjarri.

Policia e Kosovës njofton se ky rast ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.