Celtic refuzon ofertën e Arsenalit për Tireney

Celtic ka refuzuar ofertën e fundit të Arsenalit për mbrojtësin e majtë, Kieran Tierney.

Oferta e skuadrës angleze ishte rreth 25 milionë euro, por kuptohet që skocezët ishin të pakënaqur me strukturën e ofertës.

Ata kanë kërkuar më shumë të holla përpara se sa në shtesa.

Kampionët skocez nuk do të shesin futbollistin e tyre më të vlefshëm nëse marrëveshja nuk plotëson vlerësimin e tyre.

Napoli është një tjetër skuadër që është e interesuar për të.

Tierney, i cili është nën kontratë deri në vitin 2023, ishte i kufizuar në 21 paraqitje për Celtic për shkak të një problemi. 22-vjeçari aktualisht po shërohet nga operacioni.