Dikujt s’i pëlqejnë deklaratat e tij: Analistit kosovar i thyhen xhamat e veturës

Sulm po e quan analisti kosovar, Fadil Lepaja, thyerjen e xhamave të veturës gjatë natës së mbrëmshme nga persona të paidentifikuar.

Lepja ka publikuar një shkrim me foton e sulmit, ku ka thënë se kjo s’është hera e parë që kërcënohet, madje këtë sipas tij e kanë bërë autorët e njëjtë që iniciuan fushatë dhe veprime kriminale kundër tij.

“Dikush kështu ka zgjedhur ta shprehë mospajtimin me shkrimet dhe deklaratat e mia publike. Autorët dhe urdhëshënsit janë të njejtit që inicuan edhe më parë fushata dhe veprime kriminale kundër meje. Bashkëpunimi i politikës me krimin vazhdimisht ka prodhuar forma të tilla ordinere të presionit dhe friksimit, të cilat janë kundërproduktive dhe na mbetet të besojmë se një shtet i konsoliduar dhe ligjor mundet me i ndalue”, shkruan Lepaja./gazetametro.net