Gjendet një mjet shpërthyes në Drenas

Gjatë ditës së djeshme në Drenas është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në ora 15:00 në Drenas një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas njoftimit, njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin shpërthyes.