Disa minatorë të Trepçës lëndohen rëndë nga derdhja e acidit, dërgohen me urgjencë në Emergjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Minierën e Trepçës, ku disa minatorë kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë.

“Shtatë minatorë janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë pësu lëndime si pasojë e derdhjes së acidit. Pesë nga ta janë ende në trajtim në Emergjencë, ndërsa dy janë pranu në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtutjeshëm

Ata që janë pranu në Repartin e Oftamologjisë, kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë, rreth problemeve me sy, tjerët kanë dhimbje gjoksi, problem me frymëmarrje, djegie të fytit për shkak të atij acidit që është derdhë në Minierë”