Elezi: Deri në orën 16:00 janë rinumëruar 83 nga 530 vendvotimet

Në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve deri në orën 16:00 janë rinumëruar 83 nga 530 vendvotimet për të cilat u vendos nga KQZ-ja.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Ekonomia Online.

“Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë Elezi për EO.