Disa persona janë rrahur në Prishtinë dhe për pasojë dy prej tyre janë therur me thikë, policia jep detaje

Për shkak të një rrahjeje, dy persona janë therur me thikë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 22:00.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Arlinda Rexhepi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 22:00, në rrugën “Ahmet Dërguti” të lagjes Arbëria ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy persona kane pësuar lëndime, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime të renda nga mjeti i ftohtë thikë”, ka treguar Rexhepi.

Sipas saj, dy të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përderisa njësitet policore janë duke kryer hetimin e këtij rasti.

“Njësitet policore kane dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa dy personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK”, ka deklaruar Rexhepi.