Temperaturat ekstreme në Shqipëri, ngrin liqeni i Komanit

Temperaturat ekstreme që kanë mbizotëruar këto ditë dhe reshjet intensive të dëborës kanë sjellë probleme në Shqipëri.
Si pasojë e këtyre temperaturave, Liqeni i Komanit ka ngrirë në sipërfaqe, ndërsa malet rreth tij janë zbardhur nga dëbora.
Zonat e thella të Dukagjinit vijojnë të jenë të bllokuara nga Dëbora duke vështirësuar jetën e banorëve. Edhe në Dibër në fshatrat e thella malore haset e njëjta problematikë.
Probleme ka dhe në Pukë e Kukës si dhe Korçë. ARRSH njofton se në akset Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, qarkullohet me zinxhir.
Po ashtu në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, rruga është e kalueshme me zinxhir. Trashësia e dëborës në këtë zonë shkon deri në 50 cm.