Diskriminimi në buxhet: Daut Haradinaj ka një paralajmërim për Qeverinë Kurti

Në vazhën e reagimeve të shumta lidhur me ndarjen disproporcionale e madje sic u vlerësua edhe diskriminuese ndaj disa komunave, për buxhetin e vitit 2024, vjen edhe një reagim nga Daut Haradinaj.

“A janë taksapaguesit e komunave ku nuk qeverisë Vetëvendosje të barabartë me taksapaguesit e komunave të tjera? Nëse po, si është e mundur që prej po këtyre taksave të përfitojnë vetëm komunat që udhehiqen nga VV. Po buxhetin e shtetit nuk ia ka lënë baba as Kryeminisrit e as Ministrit të Financave, që ta ndajnë atë siç ju teket.

Kjo është jo vetëm e papranueshme por edhe e pamoralshme. Mos i detyroni qytetarët që t’i refuzojnë edhe taksat edhe shtetin. Mos e ndani këtë shoqëri edhe në buxhetin e shtetit, se nuk ju falet”, shkruan ai.