Diskutohet rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku sot është pritur nga kryekuvendari Glauk Konjufca.

Klinaku njoftoi që në takim diskutuan rreth ligjeve për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së dhe rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, transmeton Fokusi.info.

“Në takimin që e kishim sot me Kryekuvendarin Konjufca, diskutuam rreth ligjeve për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së, të cilat nuk janë zbatuar dhe nuk po zbatohen në tërësi nga institucionet qendrore e lokale.

Poashtu, diskutuam edhe rreth Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, i cili qe një kohë të gjatë ka mbetur pezull“, shkroi Klinaku.