Dita e dhjetë e luftimeve: Raportohen shpërthime të reja në Ukrainë

Edhe pse në dy qytete është shpallur “armëpushimi i përkohshëm”, lufta vazhdon në të gjithë vendin. Mediat ukrainase kanë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore në disa qytete të ndryshme, ndërsa sulmi rus hyn në ditën e tij të dhjetë, shkruan BBC.

Granatimet në qytetin lindor të Sumy, aktualisht i rrethuar nga trupat ruse, u dëgjuan në orën 05:00.

Sipas Kyiv Independent janë dëgjuar disa shpërthime në Kharkiv. Një banor i strehuar në një stacion treni postoi në Twitter raketat që goditën disa ndërtesa.

Në Kiev, si dhe në qytetet Sumy, Zhytomyr dhe Chernihiv janë dëgjuar sirenat e alarmit, duke u kërkuar njerëzve të strehohen në vendet më të sigurta.