Dita e dytë e vizitës, Escobar dhe Lajçak sot do të takohen me përfaqësues të opozitës

Përfaqësuesin Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot janë duke qëndruar në Kosovë për ditën e dytë me radhë.

Ata pritet të takohen me përfaqësues të partive të opozitës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin.