Ndjekje dramatike në Paqësor, trafikantët hedhin thasë me kokainë në det (video)

Ndërsa jo më shumë se një javë më parë, Roja Bregdetare e SHBA bllokoi një nëndetëse që transportonte 17690 kg kokainë dhe 432 kg marjuanë me një kosto prej 453 milion paund, në një tjetër operacion, kjo e fundit ka arritur të kap dhe sekuestrojë mbi një ton kokainë me vlerë rreth 30 milionë dollar.

Trafikantët, që me një motoskaf lundronin me shpejtësi në ujrat e Oqeanit Paqësor, pasi pikasën se po ndiqeshin nga rojet kufitare, u detyruan të hidhnin në det ngarkesën me drogë, në ujrat përballë San Diegos.

Vetëm në gjashtë muajt e fundit Rojet bregdetare kanë kapur më shumë se 11 tonelata drogë.