Dita e Pavarësisë së Amerikës, FSK ngrit flamurin amerikan tek “Bill Clinton”-i

Në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ngritur flamurin amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit Bill Clinton.

Ky aktivitet është organizuar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me FSK-në, ndërsa po marrin pjesë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it italian.

Ngritja e flamurit amerikan zgjoi interes edhe tek qytetarët të cilët kishin dalë për ta parë nga afër këtë aktivitet.

Nga këtu u vlerësua lartë kontributi i ShBA-së për shtetin e Kosovës dhe njëkohësisht u dërguan urime për pavarësinë e shtetit amerikan.