Makina e parë elektrike “Made in Kosova” (video)

Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, arritën pas dy vjetëve pune ta ndërtojnë një makinë elektrike.

Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy”, (Makinë Elektrike) do të zgjerohet në të ardhmen me qëllim të mbrojtjes së ambientit.