Ditë tmerri në Francë, vetëm sot 1355 të vdekur nga koronavirusi

Vetëm ditën që po mbyllet, e enjte 2 prill, në Francë janë regjistruar 1355 njerëz të vdekur pas prekjes nga koronavirusi. Kjo është shifra më e lartë brenda një dite që ka pasur ndonjë shtet që nga nisja e pandemisë.

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan sonte se ka shkuar në 5387 numri i jetëve të humbura pas shifrës tronditëse të 24 orëve të fundit.

Në këtë fashë orare u evidentuan 2116 raste të infektuarish duke e çuar në 59105 numrin e deritanishëm.

Në rastet e mbyllura, gjithsej 17.815, 30 për qind e tyre kanë vdekur, kurse 70 për qind ose 12.428 janë shëruar.

Raportohet se janë nën mbikëqyrje mjekësore 41.290 vetë, ndër të cilët 6.399 ose 15 për qind janë në gjendje kritike për jetën./noa.al/