Pritet kthimi i shirave! Si parashikohet moti sot në Shqipëri

Masa ajrore të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat Jugore-Juglindore por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja paraqiten më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonën e ulët por shira të dobëta priten në Juglindje.

Sipas MeteoAlb, era do fryjë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë C deri në 24 gradë C.