Hoxhaj: Sulmi ndaj Sylës akt qyqar, pavarësisht a pajtohemi me mendimin e tij apo jo

U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi të bërë në FB, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla.

Hoxhaj, ka thënë se pavarësisht a pajtohemi gjithmonë me mendimin e tij apo jo, sulmi është akt qytetar dhe që njollosë vetë themelet e shtetit tonë.

Ky është postimi i tij:

Dhuna asnjëherë nuk duhet të jetë përgjigje ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Liria e mendimit është arritja më e madhe e një demokracie – vlerë të cilën e kemi përqafuar dhe ruajtur me mund.

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, pavarësisht a pajtohemi gjithmonë me mendimin e tij apo jo, është një akt qyqar dhe që njollosë vetë themelet e shtetit tonë.

Në Kosovë, fatëkeqësisht, kohëve të fundit edhe nga parti të ndryshme politike është kultivuar një diskurs që nxitë dhunën në shoqërinë tonë.

Kjo mendësi duhet të ndalet tani, menjëherë, dhe të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë me forcën e fjalës dhe të ligjit lirinë për t’u shprehur.