Ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari

Në Kosovë sot është ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi për viktimat e Maqedonisë së Veriut që vdiqën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me dekret të lëshuar ka shpallur ditë zie, transmeton Fokusi.info.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur 46 persona në mesin e të cilëve ishin edhe 12 fëmijë.