Edhe Nol Nushi deklarohet pas përleshjes me Tomë Gashin

Nol Nushi i PSD’së ka hedhur poshtë fjalët e Milaim Zekës se ai dhe Tomë Gashi janë rrahur.

Ai thotë se vetëm e ka gjuajtur me shishe të ujit dhe se nuk ka pasur rrahje fizike.

Noli i PSD’së thotë se është turp se çfarë njerëzish ka në këtë parti siç është Tomë Gashi.

“Për me i qetësu nuk ka pasur rrahje as një konfrontim fizik , kemi mbajtur distancën, është e vërtetë që e kam gjujt me ujë , jam sjellë konform situatës për shkak se jam ofenduar rëndë , militantët e kësaj partie si Tomë Gashi pa pikë ndjeshmërie pa pikë marrje duhet te largohen. Toma nuk mundet me ulë dinjtetin e vetë më shumë kur dihet cfarë i ka bërë një lypësi”, tha ai në Debat PLUS.