“Djajtë e Kuq” triumfojnë ndaj Manchester City (Video)

Manchester United e ka fituar derbin lokal kundër Manchester Cityt në ‘Etihad’, shkruan Fokusi.info.

Edhe pse vendasit ishin favorit absolut, Ole Gunnar Solskjaer po del të jetë ‘mjeshtër’ i ndeshjeve të mëdha.

United fitoi me rezultat 1 – 2 ndaj rivalit lokal Manchester City.

Marcus Rashford shënoi në minutën e 23-të nga pika e bardhë për 0 – 1.

Kurse, Anthony Martial në minutën e 29-të e dyfishoi epërsinë në 0 – 2.

City bëri përpjekje me të gjitha forca të barazonte rezultatin, krejt çka arritën ishte shënimi i golit të nderit me Nicolas Otamendi në minutën e 85-të.

United me 24 pikë ngjitet në vendin e pestë, kurse City dy pozita më lartë me 32 pikë.

https://streamable.com/4esfg