Djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva, kandati i ri i AAK-së për deputet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e ri për deputet nga radhët e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Emri më i ri që synon të fitojë një ulëse, është Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva.

Ky është postimi i Haradinajt:

Në listën e AAK-së do të jetë edhe Kastrioti, djali i heroit Hamdi Berisha nga Malisheva.

Kastrioti njihet për angazhimin e tij në sferën ekonomike dhe politike, duke qenë njëri ndër djemtë që mbanë pishtarin e babait të tij.

Kandidatura e tij për deputet nga radhët e AAK-së, është vlerë për Kosovën. Trashëgimia jonë kombëtare, nuk do të mbetet jashtë orbitës sonë për asnjë çmim.

Suksese ty Kastriot dhe Malishevës, sikurse mbarë Kosovës!