Aksident i rëndë, përmbyset në mes të rrugës automjeti

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara.

Si pasojë, autostrada është bllokuar për disa minuta dhe qarkullimi në këtë aks është vështirësuar. Aktualisht nuk dihet ende se kush identiteti i shoferit.

Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si rrjedhojë e aksidentit një automjet është përmbysur dhe ka mbetur i kthyer anash në mes të rrugës./lapsi.al