Djali i madh i dërgon letër emocionuese Lionel Messit para finales së Kupës së Botës

Argjentina do të kërkojë Kupën e Botës për herë të tretë në histori.

Në prag të finales së madhe, djali i Lionel Mesit, Tiago ka dëshiruar të inkurajojë babain e tij përmes një letre.

Letra u publikua në Instragram nga bashkëshortja e Mesit, Antonela Rocuzo.

Tiago kishte shkruar tekstin e këngës me të cilën argjentinasit festojnë të gjitha fitoret e mëdha që i sollën në finalen e Kupës së Botës në Katar.

“Kam lindur në Argjentinë, në vendin e Diegos dhe Lionelit, fëmijë nga Malvinas (Ishujt Falkland) që nuk do t’i harroj kurrë. Nuk mund t’jua shpjegoj se nuk do ta kuptonit finalet që humbëm, sa shumë qava për to. Por kjo përfundoi në Marakana, babai fitoi finalen me Brazukas. Djema, tani jemi përsëri të emocionuar, dua të fitoj të tretën, dua të jem kampion bote. Dhe ne mund të shohim Diegon, në parajsë duke inkurajuar Lionelin”, shkruhej në të.