Turistët duhet të paguajnë 1000 dollarë për të hyrë në ishullin e dragonjve

Ishulli indonezian i Komodo, shtëpia e dragoit Komodo, nuk do të mbyllet për turistët vitin e ardhshëm. Por autoritetet kanë menduar futjen e një skeme anëtarësie prej 1000 dollarësh.

Në korrik u njoftua se ishulli do mbyllej në janar për të mbrojtur dragonjtë dhe habitatin e tyre.

Por qeveria njoftoi se do futet skema e anëtarësisë.

Aktualisht, turistët paguajnë rreth 10 dollarë për të hyrë në ishull. Në vitin 2018, 176.000 njerëz vizituan Komodo, nga 44.000 njerëz që ishin në 2008.

Të hënën, Ministria e Mjedisit dhe guvernatori vendor ranë dakord që ishulli të mos mbyllet dhe se tani do të futet një sistem anëtarësie, me një kosto prej 1.000 dollarë.

Përpjekjet për ruajtjen e hardhucave gjigante do rritën dhe 2.000 banorët e Komodo, që u zhvendosën para një viti gjithashtu do të lejohen të qëndrojnë.