Vdekje e dyshimtë në stacionin e autobusëve, rasti po hetohet nga policia

Një person ka vdekur në rrethana të panjohura në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Stacioni i Autobusëve – Prishtinë 26.04.2021 – 11:19. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Rasti është duke hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk dihen detaje shtesë lidhur me rastin.