Djegia e banesave në Berat, humbin jetën babë e bir

Tre banesa janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Berat. Mësohet se babë e bir kanë humbur jetën.

Jovan dhe Mateo Vangjeli, nuk kanë mundur të dalin nga banesa kur u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Muzakaj’. Ndërkohë, dyshohet edhe për një viktimë të tretë, brenda banesës së Vangjelit.

Shoku i djalit të tij, raportohet se po qëndronte aty një natë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka viktima të tjera.